Vala

Nga inati i madh që më kishte mashtruar, shfrytëzuar dhe, pastaj, më kishte lënë, doja t’i hakmerresha. Dhe, e bëra një gjë të tillë, shkruan “Kosovarja”.

Në fillim më kishte premtuar lidhje serioze, i besova dhe shpejt u gjenda në shtrat me të, edhe pse isha ende e re, vetëm 22 vjeçe.

Mirëpo, pas katër muajsh, iu mërzita dhe ma ktheu shpinën! Nuk flija gjithë natën nga zemërimi se si t’ia ktheja të keqen me të keqe dhe më lindi ideja…

Pasi ia dija emrin dhe mbiemrin, datëlindjen dhe adresën e banimit, ia mësyva shtëpisë së tij…

Atë ditë i bëra flokët pak të shprishura, këmishën të grisur vende-vende, pak mavijosje nëpër krih dhe, kështu, vendosa të bëhesha kinse isha e dhunuar.

Pasi kontaktova me prindërit e tij, e që babai ishte mjek, i thashë se djali i tyre më kishte shfrytëzuar… Por, ai nuk e mori edhe aq seriozisht atë gjë, e kjo më nevrikosi edhe më shumë.

Tash bëja plane si të gjej mënyrë tjetër që t’i hakmerrem. U solla e u pështolla dhe e thirra një shok timin të shkollës së mesme. E lamë të takohemi dhe kur u takuam ia tregova hallin tim, shkruan “Kosovarja”.

Puthjet me shokun tim, në prani të ish-të dashurit tim!
Një ditë, bashkë me tim shok, dorë për dore, ia mësymë lokalit në të cilin deri para një kohe rrija bashkë me ish-të dashurin tim. Isha e bindur se do e gjeja aty dhe kisha dëshirë ta shihja reagimin e tij kur t’më shihte me tjetrin.

Ai, kur na pa, hapi sytë dhe nuk mund të besonte se unë gjendesha me tjetrin dorë për dore. Që ta bëja edhe më xheloz, i thashë me zë të ulët tim shoku që t’më puthte në faqe.
Ai e bëri atë, madje edhe duke më shtrënguar për trupi…

Pastaj, u ulëm në një tavolinë përballë tij, që ta bëja edhe më nervoz dhe herë-herë, gjatë bisedës që bënim, ia ledhatonim njëri-tjetrit dorën.

Dhe, nga xhelozia pa një e pa dy e lëshoi lokalin, kurse ne ia dhamë gazit dhe e morëm nga një birrë, që të relaksohemi edhe më mirë. D. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË