Ceremonia “Met Gala” padyshim që është eventi që po diskutohet më së shumti në të gjithë botën pas natës së djeshme.

Të famshmit që ishin prezent ishin të veshur në mënyrën më të ekzagjeruar të mundshme, madje duke sjellë në vëmendje edhe ikona të modës që kanë sjellë revolucion përgjatë industrisë.

Aty ishin prezent edhe këngëtaret kosovare me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa.

Rita u shfaq me një fustan ngjyrë floriri me mëngë të gjata dhe shkëlqente nga koka tek këmbët.

Kurse Dua Lipa u shfaq plot ngjyra me një fustan shumë të veçantë dhe tepër të fryrë.

Ajo që i ka bërë më shumë përshtypje mediave të huaja ka qenë Dua Lipa për të cilën gazeta amerikane “Teen Vogue”, shkruan se i është përshtatur temës së eventit./gazetametro.net

MUND TË JU PËLQEJNË