Vala

Mënyra se si i bëni disa gjëra zbulon shumë çka për tipin e personit që jeni, qoftë mënyra se si i qaseni një problemi e deri tek marrëdhëniet tuaja me të tjerët.

Ne jemi të prirë të anashkalojmë disa zakone tona të vogla, por në fakt këto shprehi tregojnë shumë për atë se kush jemi.

Për shembull mënyra se si e mbani telefonin mund të thotë shumë për mënyrën se si funksiononi dhe për personalitetin tuaj.

Unik ju tregon më shumë për personalitetin tuaj duke u bazuar në mënyrën se si e mbani telefonin në dorë.

1.Mbajtja e telefonit me një dorë dhe përdorimi i gishtit të madh për të lëvizur dhe shtypur

Nëse përdorni vetëm njërën dorë për të mbajtur dhe përdorur telefonin, duke përdorur gishtin tuaj për të klikuar, atëherë ju jeni person i lumtur. Ju jeni optimist dhe gjithmonë shikoni përpara.

Ju nuk shqetësoheni për shumë probleme, sepse ju i merrni gjërat shtruar dhe i zgjidhni në mënyrë të lehtë.

Nëse jeni nga ata që mbani telefonin vetëm me një dorë dhe përdorni vetëm një gisht për të menaxhuar atë, kjo do të thotë që ju keni besim në aftësitë tuaja dhe jeni mjaft të sigurt në vete.

Besimi juaj në veten tuaj ju bën ambicioz dhe ju jeni të gatshëm të shtyni veten në gjëra ta reja për të parë se çfarë tjetër mund të arrini.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, nuk jeni aq të gatshëm për të rrezikuar. Ju nuk nxitoni për asgjë dhe ju duhet kohë për të hyrë në një lidhje, derisa siguroheni mirë.

2.Mbajtja e telefonit me të dy duart, por duke përdorur vetëm një gisht për të lëvizur dhe shtypur

Nëse jeni duke përdorur dy duart për të mbajtur telefonin tuaj, njërën për mbështetje, dhe tjetrën për manovrim rreth ekranit të telefonit, atëherë jeni pragmatik dhe i mençur.

Ju jeni një person jashtëzakonisht intuitiv. Është e vështirë të mashtroheni sepse jeni gjithnjë vigjilent dhe gjithashtu jeni tepër të ndjeshëm ndaj mendimeve dhe ndjenjave të njerëzve të tjerë.

Kur bëhet fjalë për jetën tuaj private, ju analizoni tepër gjatë. Nëse jeni lënduar njëherë, nuk ktheheni më tek ky person.

Ju doni kohë që ta njihni dikë mirë, por shpesh veproni pa menduar dy herë dhe kjo bën që të lëndoheni, sepse të tjerët e keç përdorin mirësjelljen tuaj.

3.Mbajtja e telefonit me të dy duart dhe përdorimi i dy gishtave për menaxhim

Nëse përdorni dy duart tuaja për të mbajtur telefonin tuaj dhe shkruani duke përdorur të dy gishtat, atëherë ju jeni personi i cili i pëlqen të bëjë gjërat shpejt dhe me efikasitet. Ju keni një tru aq të shkathët dhe analizoni problemet tepër shpejtë.

Ju jeni një person mjaftë i zhdërvjellët, i aftë të përshtateni me kërkesat e ndryshme. Ju jeni energjik në grup, serioz gjatë debateve.

Inteligjenca juaj përfshin disa dimensione, dhe ju keni një shumëllojshmëri të gjerë të aftësive në dispozicionin tuaj.

4.Mbajtja e telefonit me një dorë dhe lëvizja me gishtin tregues në anën tjetër

Nëse e mban telefonin me një dorë duke përdorur gishtin tregues nga ana tjetër për të kaluar në menynë tuaj, atëherë jeni një person kreativ me një imagjinatë të pasur.

Ju jeni në gjendje të parashikoni mundësitë dhe të ardhmen që tejkalon realitetin, dhe njerëzit shpesh habiten nga idetë tuaja unike. Ju jeni një individ spontan dhe emocionues.

Ju jeni të turpshëm kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, dhe ndiheni i frikësuar për të bërë lëvizjen e parë dhe për t’iu përgjigjur dikujt që merr hapin e parë.

MUND TË JU PËLQEJNË