Vala

Më shumë se një e treta e britanikëve kanë pranuar se i kontrollojnë telefonat dhe rrjetet sociale të partnerëve të tyre për të zbuluar nëse ato po i tradhtojnë.

Hulumtimi është bazuar në një sondazh të 2,000 britanikëve nga Universiteti i Uellsit Jugor.

Katër në dhjetë vetë pranuan se spiunonin në telefonin e të dashurës të paktën një herë në javë.

Një në pesë burra tha se pritnin derisa partnerja e tyre të ishte në gjumë që ta bënin kontrollin e tyre.

Ata thanë se ishte më lehtë kur partnerja ishte në gjumë pasi kështu mund të shfrytëzonin gjurmët e gishtave për të zhbllokuar telefonin.

 

MUND TË JU PËLQEJNË