Vala

Naim Abazi për publikun është bërë i njohur si këngëtar, por me kalimin e viteve ai e ka shfaqur edhe pasionin e madh për moderimin, shkruan “Kosovarja”.

Sot, më shumë e njohin si prezantues sesa si këngëtar, pasi ai është kryesisht i angazhuar në botën e televizionit, duke sjellë çdo javë në ekran emisionin “Odeon”.

Përkrah tij është përherë edhe Mihrija, dashuria e jetës, bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja më e afërt e Naimit në çdo nismë, shkruan “Kosovarja”.

Mihrije Braha është përherë pranë të shoqit, në çdo rrethanë a situata dhe duket sikur çifti e jetësojnë më së miri betimin e famshëm “Përgjithmonë, në të mirë e në të keq”.

Gjithsesi, Mihrija e dashuruar në Naimin pa dhe me flokë!/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË