Vala

Kjo gjellë mesdhetare e pranverës njihet ndryshe si Navarin ose ragoût në Francë

Ajo përgatitet me mish qengji dhe perime të stinës, që shtojnë një aromë të freskët dhe shije të veçantë.

Pjatë vërtet e mirë dhe e përzemërt, perfekte për darkën e së dielës!

Përbërësit:

⦁ 800 gr mish qengji (tul)

⦁ 1/2 gotë verë e kuqe

⦁ 50 gr djathë i bardhë

⦁ 1 kungull jeshil

⦁ 1 karotë

⦁ 1 patate

⦁ 1 qepë

⦁ 1 domate

⦁ 1 spec gjelbër

⦁ 1 patëllxhan

⦁ 1 qepë e njomë

⦁ 5 thelpinj hudhre

⦁ 1 kërcell rozmarine

⦁ 2 gjethe dafine

⦁ 1 lugë rigon

⦁ Kripë

⦁ Piper

⦁ Vaj ulliri

Udhëzimet:

1. Presim mishin në kube të mëdha.

2. I skuqim mirë dhe më pas shtojmë perimet e prera në kube, derisa të zbuten.

3. I shuajmë me verën e kuqe dhe shtojmë erëzat dhe 1 litër ujë.

4. E lëmë të ziejë për 1 orë e 30 minuta.

5. E heqim nga zjarri dhe vendosim djathin e bardhë të grirë.

MUND TË JU PËLQEJNË