Studimi i ri sugjeron që kimikalet që gjenden në misrin vjollcë mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe rezistencën ndaj insulinës.

Konsumimi i një diete të shëndetshme është një nga mënyrat e duhura të parandalimit dhe menaxhimit të simptomave të tipit 2 të diabetit. Frutat, perimet dhe drithërat janë një nga ushqimet e nevojshme për këtë problem dhe kjo sipas American Diabetes Association.

Misri mund të mos jetë zgjidhja më e duhur për trajtim të simptomave të diabetit, mirëpo ky lloj i drithërave gjendet në ngjyra të ndryshme, kështu që është ngjyra dhe kimikalet përbërëse që e bëjnë efektin.

Një ekip hulumtuesish nga Universiteti i Illinois ka publikuar këto të dhëna, sipas së cilave misri me ngjyrë vjollce zvogëlon inflamacionin dhe përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës. Studimi është bërë në modele të minjve, të cilët janë testuar me të gjitha llojet e misrit. Përpos këtij efekti, misri vjollcë ka arritur të zvogëlojë rezistencën ndaj insulinës, duke e inhibuar aktivitetin e një lloji të enzimës, që është përgjegjëse për rezistencën ndaj saj.

 

MUND TË JU PËLQEJNË