Vetëm të sjellësh në jetë dhe ti rrisësh dhjetë fëmijë, është heroike, diçka e madhe dhe e jashtëzakonshme.

Po, nëna e këngëtareve Sahide e Safete Mustafa, të njohura nga publiku si Motrat Mustafa, ka sjellë në jetë tetë vajza dhe dy djem, pra dhjetë fëmijë, që të gjithë të shëndetshëm dhe sot falënderues për sakrificat e të ëmës, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi, Sahidja e Safetja kanë sjellë këngën me titull “Qika e nanes”, ku në klip shihen edhe gjashtë motrat e tjera, e protagonistja kryesore pa dyshim që është nëna e tyre, e cila e këndon edhe një ninullë, shkruan “Kosovarja”.
Sahidja e Safetja i numërojnë të gjitha vuajtjet dhe sakrificat e të ëmës, e cila pavarësisht të gjithave dhe viteve në supe, duket ende shumë mirë.

Nëna e motrave Mustafa të gjitha vajzat i ka lindur në shtëpi dhe i ka rritur me sakrificë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË