Vala

Renata, vallë ende nuk je gati? Dea dhe Amiri vetëm sa nuk kanë ardhur. Më duket se edhe Saranda vjen me ata – po më shpejtonte bashkëshorti im Luani, derisa unë në kuzhinë po përgatisja sandviçët për rrugë.

– Çfarë mendon ti, a do të na mjaftojnë – pyeta duke e ngritur lart qesen plot me sandviçë. – Ndoshta ka nevojë ta përgatis edhe ndonjë? E di sa shumë ia ka ëndja Dinit – ishte kjo mëdyshja ime. – Për hir të Zotit, ka madje më shumë se sa që nevojitet. Thuajse djalit tonë veç për ushqim i bëhet. Vë bast se tas e disa muaj ai jeton vetëm për verë dhe këto festa në det. Dielli, deti, vajzat e bukura …. E di është rinia e sodit – vazhdonte ai. – Nuk je hiç më i mirë as ti, e di – buzëqesha unë duke ia drejtuar gishtin. – Mos harro se nuk kam harruar se si e shikoje atë bionden e bukur gjatë verës së kaluar derisa ajo po rrezitej në plazh skaj neve – vazhdova unë me shakatë e mia. – Mirë, fitove. E pranoj se ajo biondja ishte shumë tërheqëse, por ti e di se mua më pëlqejnë zeshkanet – më tha duke ledhatuar balluket e mia të zeza. Në të njëjtin moment që të dy ia plasëm vajit. Ishte kaq bukur ta dimë se përfundimisht po shkonim në pushimi vjetor, më se të merituar dhe se nuk po shpejtonim më askund. Shumë shpejtë, zhurmën e qytetit do ta zëvendësonte qetësia dhe paqja në shtëpinë apo vilën tonë në qytetin bregdetar. Kësaj radhe kishim vendosur që t’ju bëjmë konak miqtë tonë që i kemi për një kohë të gjatë, Dean dhe Amirin dhe vajzën e tyre gjashtëmbëdhjetë vjeçe Sarandën. Ishte kjo një mundësi e mirë që kush e di ë sa e sa kohë të bisedojmë të qetë. Megjithëse, rregullisht ne bisedonim përmes telefonit, nuk po jetonim në të njëjtin qytet dhe kishte ndodhur që të kalonin muaj të tërë pa u takuar mes vetes. Nuk po dyshoja aspak se, megjithëse vila jonë ishte e vogël, të gjithë do të kënaqeshim dhe do të pushonim mirë si dhe do të mbushnim bateritë për sezonin e ri të punës. Derisa po mendoja për këtë, para shtëpisë sonë po i binte borisë vetura e tyre. – Miqtë tanë ishin shumë të saktë, nuk ka çka – po thosha unë e lumtur, derisa nga dritarja po ua bëja me dorë. E veshur me një fustan veror me ngjyrë të lumtur dhe me një kapelë në kokë, Dea me një buzëqeshje të madhe ma kishte kthyer përshëndetjen. – Zoti im, sa qenka rritur Saranda. Nuk po mund të besoj se është ajo vajza e njëjtë që para disa muajve, kur ishte shumë e dobët – po e shikoja ashtu si pa vetëdije, duke e shkuar vajzën e re me flokë të zeza, e cila po dilte nga vetura. – Derisa unë të përfundoj me paketimin e ushqimit, ju mund të shkoni në tarracë dhe të freskoheni me nga një limonadë. Që tani është shumë ngrohtë, por kësaj, para nesh është një rrugë e gjatë dhe jam e sigurt se të gjithëve do të na pëlqejë. Mos u brengos, unë shumë shpejtë do të të bashkëngjitëm – po komentoja unë derisa ju isha kthyer sandviçëve. Dhe natyrisht, të lutem shikoni se ku mbeti Dini. Po pres që për dhjetë minuta të jeni të gatshëm që të gjithë – i thashë bashkëshortit, derisa ai po dilte nga kuzhina. Disa minuta më pas, kur përfundimisht gjithçka ishte gati për t’u nisur, iu bashkova shoqërisë së hareshme në tarracë. – Mori shoqe, po dukesh për mrekulli! Nuk po mundem të besoj se sa shumë je dobësuar që prej herës së fundit kur ishim takuar – po komentonte shoqja ime derisa po më shikonte. – Të faleminderit, as ti nuk dukesh keq aspak – ia ktheva asaj duke e puthur në faqe. – E për sa i përket se sa kam humbur në peshë…. Vetëm ma bëj qefin ti mua – i thashë duke qeshur – Saranda shpirt, nuk po mundem të besoj qe kjo je ti – iu drejtova vajzës së saj, e cila me kureshtje po shikonte gjithçka. – Saranda, a mundesh përfundimisht t’i largosh ato kufje nga veshët. Teto Renata pikërisht po flet me ty.

MUND TË JU PËLQEJNË