Vala

Një çift si Alban Skënderaj dhe Miriam Cani rrallë mund të shohim e dëgjojmë, shkruan “Kosovarja”.

Si një familje e mrekullueshme që janë, reflektojnë çdoherë dashuri e ëmbëlësi në fotografitë që ndajnë me ndjekësit e tyre, e që janë një numër shumë i madh.

Ndër vite, ata kanë sjellë këngë të bukura, të cilat gjithmonë janë pritur mirë nga fansat.

Çifti janë prindër të vajzës së tyre Ameli me të cilën e kanë kompletuar familjen.

E për Albanin, Miriam dhe Amelia janë e gjithë bota pa të cilat nuk mund të jetoj.

Në postimin e radhës në Instagram ai ka paraqitur një imazh të ëmbël ku Amelia është në përqafimin e nënës, e që i ka emëruar si bota e tij.

Një familje për lakmi./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË