Vala

Për dallim nga netët e tjera, Ish Miss Kosova dhe prezantuesja e njohur, Arbnora Ademaj, mbrëmë kaloi një natë të paharruar, me rastin e kremtimit të 30 vjetorit të lindjes.

Në një nga ambientet luksoze të Prishtinës, ajo zgjedhi njerëzit e saj më të veçantë, për ta festuar këtë natë, shkruan Kosovarja/

Ndonëse një fytyrë kaq e njohur, nuk kishte si të mungojnë edhe shumë këngëtarë të njohur të estradës sonë, ndër të cilat ishin Fjolla Morina, Shkenda Dubova dhe Blerona Zeqiri, të cilat u kujdesën për një atmosferë të zjarrtë.

 

 

Padyshim që qershia mbi tortë këtu ishte vet nikoqirja e natës, Arbnora, e cila erdhi e rregulluar dhe e kuruar deri në detajin më të fundit.

E pasi që ishte një datë kaq e veçantë për të, si rrallë herë pranoi dhurata të mahnitshme, si rrallë herë u rrethua me njerëzit e dashur, e mbi të gjitha organizimi i kësaj ditëlindje lënte gojëhapur të gjithë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË