Vala

Këshillat e nutricionistëve janë shpeshherë kontradiktore sa i përket ujit pas apo para vaktit, megjithatë nga studimet e fundit, është zbuluar se pirja e një gote uji pas vaktit është një mënyrë që ngadalëson tretjen, sepse uji ngrin yndyrat që sapo janë rezervuar në organizëm.

Kur menjëherë pas një vakti pi ujë të ftohtë apo në sasi të tepruar, uji me temperaturë të ulët mund të shkaktojë probleme me tretjen, sepse i bën më të ngurta ushqimet në stomak.

Siç dihet, stomaku i tret më mirë ushqimet me të njëjtën temperaturë me organizmin, ndërsa ngadalëson funksionin e tij në rast të temperaturave më të larta ose më të ulëta. Kur procesi i tretjes ngadalësohet, mund të shkaktohen probleme të refluksit gastrit.

Kështu, këshilla e specialistëve është një supë e ngrohtë në mbrëmje ose një gotë uji e ngrohtë pas një vakti.

Sa u përket frutave, edhe ato mund të konsumohen pas një vakti, por të paktën një orë pas ushqimit.

Edhe nëse pi ujë të ftohtë apo ha fruta pas darkës, është pothuaj e njëjta gjë sa u përket yndyrave, sepse edhe frutat (që ndihmojnë tretjen) mund të krijojnë fryrje dhe ta ngadalësojnë procesin e tretjes dhe djegien e yndyrës.

MUND TË JU PËLQEJNË