Vala

Javë më parë Gjira Kajtazi dhe bashkëshorti i saj janë bërë prindër për herë të parë.

Këngëtarja ka sjellur në jetë, djalin e saj të cilin e ka quajtur Maël, shkruan “Kosovarja”.

Për ardhjen në jetë të Maël-it ajo kishte shkruar disa fjalë emocionuese për të.

“Ky është çasti që na ka ndryshuar jetën përgjithmonë… Mirë se vjen djali jonë Maël Ibrahimaj. Faleminderit që na zgjodhe neve si nënë dhe baba. Mezi presim ta njohim shpirtin tënd të bukur dhe të guximshëm”, kishte shkruar ajo.

Dhe sot Gjira ka publikuar një fotografi tjetër të djalit, duke shprehur dashurinë e madhe që ka për të.

“Syni vogel … sa shumë po te du Maël … 😇”, ka shkruar ajo në Instagram, pran fotos së Maëlit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË