Vala

“Nuk dëshiroj të flas për ngjarjen më të hidhur të jetës sime. Ndonjëherë nuk kam dëshirë të jem në mesin e të gjallëve. Por, pak njerëz e dinë se çka më ka ndodhur mua, më 22 prill 1999, thotë L. B., nga komuna e Shtimes, shkruan “Kosovarja”.

“Në mëngjes jemi nisur të shkonim për në Shqipëri, me disa vetura që kishim mbetur në rrethinën e qytezës. Policia, ndër të cilët shumë paramilitarë, na kanë ndalur në rrugë, posa kemi arritur në afërsi të Qafës së Duhlës.

Katër vetura janë ndalur dhe, pasi janë keqtrajtuar fizikisht njerëzit e tyre, nga to janë ndalur tri femra. Unë kam qenë më e reja, njëra ishte paksa më e pjekur se unë dhe tjetra, më duket, ka qenë nuse pa fëmijë.

Dy të tjerat duket se kishin qëndruar disa ditë në një fshat afër Shtimes, pasi kishin arritur nga Prishtina në fund të muajit mars, kur serbët i kishin dëbuar nga kryeqyteti.

Na kanë hipur të triave në një pizgauer dhe na kanë nisur për në Shtime. Asnjërën nuk na kanë rrahur, por kemi pasur shumë kërcënime. Na kanë zbritur nga pizgaueri në hyrje të Shtimes dhe na kanë vendosur në një shtëpi dykatëshe.

Mua më kanë dërguar në një bodrum, dy të tjerat në katin përdhes. Fillimisht na kanë thënë se do na pyetnin për UÇK-në dhe, pastaj, do na lironin, duke na dërguar deri në kufi me Shqipërinë”.

Pse nuk je e virgjër?
“Në bodrum kam qëndruar deri në mbrëmje, pastaj kanë ardhur tre paramilitarë, njëri prej të cilëve mbante maskë në fytyrë. E kisha të qartë se çfarë do të ndodhte.

Njëri m’i ka këputur të gjitha pullat e këmishës dhe m’i ka zhveshur egërsisht pantallonat dhe veshjet e brendshme.

Janë kënaqur mbi mua dy vetë me rend, duke më fyer edhe kombëtarisht. Madje, ankoheshin se nuk më kishin gjetur të virgjër…

Kah mesnata, kur unë isha strukur në një kënd të bodrumit, ata filluan të pinin, këndonin dhe thoshin se ne jemi këtu për t’u detyruar të lotoni, pasi nuk e pranoni Serbinë”.

U kënaqen edhe mbi femra të tjera!
“Para mëngjesit, derisa ata flinin, kanë hyrë edhe dy paramilitarë të tjerë, njëri prej të cilëve i maskuar. Ai me maskë në fytyrë edhe më ka rrahur! Kur është hapur dera e bodrumit, i kam dëgjuar britmat e femrave të tjera që po i rrihnin, e, me siguri, edhe i shfrytëzonin.

Unë kam mbetur në atë bodrum edhe dy net të tjera dhe çdo natë kanë kryer punë me mua… Ditën më detyronin të ushqehesha, sepse, thoshin, të nevojitet fuqia…

Megjithatë, fare pak njerëz dinë se çka ka ndodhur me mua…

Sidoqoftë, jam e traumatizuar dhe herët a vonë puna ime do të dihet. Po përpiqem ta mbaj freskinë trupore, por shpesh më mbulojnë djersë valë dhe tretem në mendime… E, herë – herë më vjen një nervozë dhe nuk kam dëshirë të jem në mesin e të gjallëve…
Por, jetën duhet vazhduar, deshe a s’deshe…/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË