Vala

Një autobus ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pasditen e djeshme në autostradën Shkup-Tetovë. Paraprakisht raportohet për 15 persona të vdekur dhe 40 të plagosur.

Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit është bërë çarja e gomës së autobusit, duke bërë që mjeti të përfundonte në korsinë tjetër të autostradës. Por kjo sipas burimeve jo-zyrtare është mohuar nga shoferi i automjetit, shkruajne mediat në Maqedoninë Veriore.

Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, si dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Kalimtarët e rastit dhe qytetarët të cilët gjenden në vendngjarje janë mbledhur grup dhe u munduan që të rrokullisin autobusin, për të mundësuar tërheqjen e udhëtarëve që kanë ngelur brenda autobusit të nxirren jashtë.

Aksident i rëndë në autostradën Shkup -Tetovë

Publiée par Alsat sur Mercredi 13 février 2019

 

MUND TË JU PËLQEJNË