Vala

Unë kam lindur në një fshat të bukur malor. Ditë pas dite, prindërit e mi e lëronin tokën e thatë me shpinën drejt qiellit.

Një ditë, unë doja të blija një shami që e kishin të gjitha vajzat e tjera rreth meje.

Kështu që unë vodha 50 cent nga sirtari i babit. Babai e kuptoi menjëherë për paratë e vjedhura.

Kush i vodhi paratë? Na pyeste vëllanë tim dhe mua. Isha e tronditur, shumë e frikësuar për të folur.

Asnjëri prej nesh nuk e pranoi fajin, kështu që ai tha: Nëse askush nuk dëshiron ta pranojë, të dy do të dënoheni.

Papritmas, vëllai im tha: Babi unë isha ai që i vodhi. Vëllai im mori fajin e dënimin për mua

Në mes të natës, papritmas, më erdhi të qaja me zë të lartë.

Vëllai im ma mbuloi gojën me dorën e tij të vogël dhe tha:
Motër, mos qaj më. Mbaroi tani.

Nuk do ta harroj kurrë shikimin e vëllait tim, kur ai më mbrojti.

Atë vit, vëllai im ishte 8 vjeç dhe unë isha 11 vjeçe.

Kur vëllai im ishte në vitin e fundit të shkollës, ai u pranua në një shkollë të mesme në pjesën qendrore të qytetit.

Në të njëjtën kohë, unë u pranova në një universitet në krahinë.

Një ditë babai ankohej në oborr: Të dy fëmijët tanë, kanë rezultate të mira, rezultatet shumë të mira.

Nëna fshiu lotët e saj dhe psherëtiu: Po çfarë na duhet? Si mund ti financojmë të dy ata?

Vëllai im doli jashtë bisedoi me babin: Babi, nuk dua ta vazhdoj më studimin tim, kam lexuar libra të mjaftueshëm.

Babi u zemërua. Pse ke shpirt kaq të dobët. Edhe nëse kjo do të thotë që unë duhet të lyp në rrugë, unë do t’ju dërgoj të dyve në shkollë!

Dhe pastaj filloi të trokiste në çdo shtëpi të fshatit për të kërkuar para borxh.

E vura dorën time butësisht në fytyrën e vëllait tim dhe i thashë atij:

Një djalë duhet të vazhdojë studimin e tij. Nëse jo, ai nuk do të jetë në gjendje të kapërcejë varfërinë e tij.

Unë, nga ana tjetër, kisha vendosur të mos e vazhdoja studimin tim.

Pa e ditur askush, të nesërmen, para agimit, vëllai im u largua nga shtëpia me disa rroba të vjetruara dhe një qese fasulesh të thara.

Ai kishte kaluar në anën time të krevatit dhe kishte lënë një shënim në jastëkun tim.

Motër, hyrja në një universitet nuk është e lehtë. Unë do të shkoj të gjej një punë dhe do të dërgoj para

E mbaja atë shënimin në duar dhe qava derisa humba zërin tim.

Me paratë e marra borxh nga fshatarët, dhe paratë që vëllai im fitoi nga bartja e thasëve të çimentos në shpinë në një skuadër ndërtimi,

Më në fund, arrita të marr vitin e tretë të studimit tim në universitet.

Atë vit, vëllai im ishte 17 vjeç dhe unë isha 20 vjeçe.

Një ditë, ndërsa isha duke studiuar, shoqja ime e dhomës erdhi dhe më tha: Është një fshatar që ju pret jashtë

Unë dola jashtë dhe pashë vëllanë tim nga larg, i gjithë trupi i tij ishte i mbuluar me pluhur, çimento dhe rërë.

Pse nuk i tregove shoqes time se je vëllai im? – Ai u përgjigj me buzëqeshje: Shiko pamjen time, çka do të mendojnë nëse do të dinë se unë jam vëllai yt? A nuk do të qeshin me ty?

Ia shkunda pluhurin nga këmisha vëllait tim dhe i thashë me një bllokim në fyt:

Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit! Ti je vëllai im pa marrë parasysh pamjen tënde.

Nga xhepi i tij, ai nxori një kapëse flokësh në formë fluture. Ai ma vuri atë në flokët e mi dhe tha:

Pashë të gjitha vajzat në qytet që e vinin atë. Unë mendova se edhe ti duhet gjithashtu ta kesh një.

Atë vit, vëllai im ishte 20 vjeç e unë isha 23 vjeç. Pasi u martova, jetova në qytet.

Shumë herë burri im i ftoi prindërit e mi për të ardhur dhe për të jetuar me ne, por ata nuk donin.

Ata thoshin, se po të largoheshin nga fshati, nuk do të dinin se çfarë të bënin.

Vëllai më tha: Motër, ti vetëm kujdesu për vjehrrit tuaj. Unë do të kujdesem për mamin dhe babin këtu.

Burri im u bë drejtor i një fabrike. I kërkuam vëllait të punonte në ofertën e të qenurit menaxher në Departamentin e mirëmbajtjes.

Por vëllai im e hodhi poshtë ofertën. Ai këmbënguli që të punonte si riparues sesa drejtues.

Një ditë, vëllai im ishte në shkallë dhe po riparonte një kabllo, atë e goditi rryma elektrike dhe u dërgua në spital.

Unë i ulërita: Pse e hodhe poshtë ofertën? Menaxherët nuk do të duhet të bëjnë detyra të rrezikshme si kjo.

Tani shiko si je, po vuan një dëmtim serioz. Pse nuk më dëgjove?

Me shprehje serioze në fytyrën e tij, ai e mbrojti vendimin e tij.

Burri i motrës sime është drejtori. Nëse unë, i paarsimuar, bëhem menaxher, çfarë lloj llafesh do të fluturojnë rreth e rrotull?

Sytë e burrit tim u mbushën me lot.

Por ty të mungon arsimimi vetëm për shkakun tim – i thashë.

Atë vit ai ishte 26 vjeç dhe isha 29 vjeçe

Vëllai im ishte 30 vjeç kur u martua me vajzën e një fermeri nga fshati.

Në ceremoni u pyet: Kush është ajo që e respektoni dhe doni më shumë?

Pa marrë ende kohë për të menduar, ai u përgjigj: Motra ime

Ai vazhdoi duke treguar një histori që nuk kujtoja.

Një ditë, humba një nga dorëzat e mia. Motra ime më dha njërën nga të sajat. Ajo mbajti vetëm një dorezë dhe duhej të ecte larg.

Kur mbërritëm në shtëpi, duart i dridheshin për shkak të të ftohtit. Ajo as nuk mund të mbante lugën në dorë.

Që nga ajo ditë, unë u betova se për sa kohë të jetoja, do të kujdesesha për motrën time dhe gjithmonë do të isha i mirë me të.

Në këtë festim familjarë, përpara trumës, lotët e gëzimit po rrokulliseshin përsëri fytyrën time.

Për ty, motra ime!

<3

Gepostet von Kosovarja am Dienstag, 16. Oktober 2018

MUND TË JU PËLQEJNË