Vala

Përbërësit

200 gr kërpudha shampinjon

1 filxhan oriz

3 thelpinj hudhre

1 spec i gjelbër

1 kungulleshka

2 qepë

1 domate

1 patate

piper i kuq

gjethe dafine

mëlmesa peshku

kripë dhe piper i zi

magdanoz

peshk

Udhëzimet

Hapi 1 

Qepën e grirë trashë kaurdiseni në vaj, shtoni specin e prerë, kungulleshkën, pataten e prerë në kubikë dhe pak hudhër.

Hapi 2 

Pasi të jenë kaurdisur mirë perimet, shtoni orizin e shpëlarë. Më pas shtoni mëlmesat dhe vazhdojeni zierjen edhe për pak kohë, duke u kujdesur që tavës t’i shtoni pak ujë.

Hapi 3 

Pas kësaj, tavën largojeni nga zjarri.

Hapi 4

Peshkun e pastruar kriposeni dhe mbusheni me thelpinj hudhre e mëlmesa peshku. Peshkun e përgatitur kështu shtojeni tek tava me perime e oriz.

Hapi 5 

Sipër tavës vendosini copat e domates të prera në rrathë.

Hapi 6

Hidhini edhe pak vaj dhe tavën e përgatitur kështu piqeni në furrën e parangrohur në 220 gradë për 45-50 minuta.

Hapi 7

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË