Vala

Lakra mund të jetë një përbërës mjaft i shijshëm dhe në gatimet me nxehtësi.

Mund ta shoqëroni pothuajse me çdo gjë në tavolinë.

Përbërësit:

– 1 filxhan oriz;

– gjysmë lakre;

– 2 qepë;

– 4 lugë vaj;

– 2 domate;

– spec të kuq të bluar;

– piper;

– kripë;

– kerri,

– spec djegës

Përgatitja:

Nxehni yndyrën në një tenxhere dhe marinoni qepën e grirë, pastaj shtoni lakrën e grirë, kripën dhe specin e kuq të bluar.

Lëreni të marinohet, shtoni 3 filxhan ujë të valuar. Përafërsisht pas dhjetë minutave shtoni orizin.

Lëreni gjellën të vlojë në zjarr mesatar, duke e përzier shpesh.

Pak para se të përfundojë zierja, shtoni domaten e qëruar dhe të grirë, piperin, kerrin dhe specin djegës.

Lëreni të vlojë disa minuta.

Qiteni në enën e lyer për pjekje dhe lëreni të piqet ngadalë për një kohë të shkurtër në furrë të nxehur më parë.

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË