Vala

Qytetarët e Komunës së Podujevës nuk do të kenë furnizim me ujë të pijes gjatë ditës së martë.

Zyrtarët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” kanë njoftuar konsumatorët e kësaj komune nga ora 10.00 e mëngjesit të ditës së sotme do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm.

Arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë për tërë qytetin e Podujevës, sipas KRU “Prishtina” janë punimet teknike në gypin me diametër 400 mm në fshatin Surkish.

“Punimet teknike do të zhvillohen për t’i parandaluar rrjedhjet e mëdha në gyp, që kanë ndodhë kohëve të fundit. Sanimi i defekteve në gypin 400 mm do të përfundojë gjatë ditës së sotme. Intervenimet e tilla në rrjetin primar dhe sekondar, po realizohen me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit për konsumatorët. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e qytetit të Podujevës”, thuhet në njoftim.

MUND TË JU PËLQEJNË