Vala

Më e vogla e çifti Karazajmi nga Maçellara e Peshkopisë qan me dënesë, ndërsa gjyshja e ngushëllon duke i thënë se babai dhe mami kanë ikur në Greqi.

Ajo nuk e kupton tragjedinë që i ka ndodhur familjes dhe se prindërit e saj nuk do të kthehen kurrë më.

Nuk është e lehtë as për gjyshërit e 4 mbesave që mbetën pa dy prindërit e tyre që prej së dielës së shkuar.

Çifti Gentian dhe Klodiana Karazajmi, 34 dhe 28 vjeç, humbën jetën në një aksident tragjik me motor me 10 mars.

Çifti i ndjerë ka lënë pas 4 vajza, më e madhja 14 vjeçe dhe më e vogla 2 vjeçe.

Përkundër dhimbjes së madhe që ka pllakosur familjen, ata jetojnë në varfëri ekstreme.

Nisur nga rasti i rëndë, “Fundjavë Ndryshe” ka çelur një fushatë për ndihmë ndaj familjes.

Gjyshi i fëmijëve dhe vajza e madhe bëjnë apel, pasi familja nuk ka asnjë të ardhur dhe gjenden në situatë të vështirë.

Fundjavë Ndryshe – Apel familja Karazajmi, Peshkopi

Dhimbje e madhe! Urgjente! Ditën e dielë ka ndodhur një aksident në Peshkopi ku humbi jetën një çift, Gentian dhe Klodiana Karazajmi, 34 – 28 vjeç. Për të mos mjaftuar kjo dhimbje e madhe, prindërit kanë lënë 4 fëmijë jetimë, katër vajza të vogla të moshës 14, 11, 8 dhe 2 vjeç. Familja jeton në varfëri ekstreme, në Peshkopi. Nisur nga ky rast, i shprehim ngushëllimet familjes dhe nisim fushatën për një shtëpi për familjen. Këto ditë të vështira jemi pranë tyre. Gjyshi i fëmijëve dhe vajza e madhe bëjnë apel, pasi familja nuk ka asnjë të ardhur dhe gjenden në situatë tepër të vështirë. Të bëhemi bashkë të gjithë për tja lehtësuar sadopak dhimbjen! Ju lutem shpërndajeni! Një share/shpërdarje e këtij postimi ndihmon më shumë se mund ta mendoni.GoFundMe: https://www.gofundme.com/fundjavendrysheal.PayPal & Credit Cards: https://ffn.al/en/donate-2/Numrat e llogarisë : Fondacioni Fundjavë Ndryshe Raiffeisen BankSWIFT CODE – SGSBALTX0011184027 – ALL – AL762021101300000000111840270021184027 -EUR – AL612021101300000000211840270031184027 -USD – AL46202110130000000031184027“Bamirësia nuk të varfëron”#fundjavendryshe✅

Publiée par Fundjavë Ndryshe sur Jeudi 14 mars 2019

GoFundMe: https://www.gofundme.com/fundjavendrysheal.

 

PayPal & Credit Cards: https://ffn.al/en/donate-2/

Numrat e llogarisë :
Fondacioni Fundjavë Ndryshe
Raiffeisen Bank

SWIFT CODE – SGSBALTX

0011184027 – ALL – AL76202110130000000011184027
0021184027 -EUR – AL61202110130000000021184027
0031184027 -USD – AL46202110130000000031184027

“Bamirësia nuk të varfëron”

MUND TË JU PËLQEJNË