Vala

Policia e Kosovës ka dhënë sqarime për rrethanat e 29 vjeçarit në Lagjen “Qafa” të Prishtinës.

Zëdhënsi i policis Agron Borovci ka sqaruar se rasti është duke u hetuar si rast i dyshimtë.

“Me 09.04.2019 rreth orës 05:00 policia ka marrë informaten për dyshimin se në një shtepi ne rrugën “Enver Zyberi” në Prishtinë, gjendet një trup i pa jetë.

Policia menjeher ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur me ndermarrjen e veprimeve konform situatës.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe zjarrefikësit të cilët kanë mundesuar depërtimin brenda shtepisë në fjale ku edhe është gjetur trupi i pa jetë i një mashkulli 29 vjeçar” ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se rasti po hetoheet si vdekje e dyshimt.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion ashtu që të percaktohen shkaqet e vdekjes, përderisa policia ka vazhduar me hetimin e rrethanave të kesaj ngjarjeje me qellim të sqarimit të plote të saj”ka thënë Borovci.

MUND TË JU PËLQEJNË