Vala

Përshëndetje e nderuara magjistare, jam një zonjë, 53-vjeçare, jetoj në Prishtinë, punoj në arsim. Kohëve të fundit po flitet shumë për fatin dhe gjërat që lidhen me të, përfshirë edhe lojërat e çka jo tjetër…
Dua të di: Pse njerëzit bëjnë shumë për fatin?

“E dua fatin”

Përgjigje:
Gjërat hyjnore janë të padukshme. Shpirti e fati nuk duken, por besohen. Fati është rastësi, apo, të paktën, bie në këtë grup.

Njerëzit e kërkojnë fatin gjatë gjithë jetës dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as presidentët botërorë, as liderët shpirtërorë, as besimtarët, as patriotët, e as zyrtarët e uniformuar!

Pas fatit shkojnë të gjithë njerëzit e botës, madje edhe invalidët që nuk mund të ecin, e edhe ata që jetojnë të shtruar pa mundësi lëvizjeje shpresojnë në fat.

Fatin e ndjekin edhe të gjitha klubet e sporteve dhe reprezentacionet. Për shembull, brazilianët luajnë me fanella të verdha tradicionale, sepse me ato fanella kanë më shumë fat!

Secili reprezentacion dhe klub e ka një ngjyrë nën të cilën i prin më shumë fati, prandaj ato fanella i bëjnë realitet.

Ka shumë njerëz, besa edhe zyrtarë, të cilët bartin në duar penj apo gjësende të cilat sjellin fat. Dikush bart edhe dhëmb ujku, që llogaritet se sjell fat.

Ka zonja e zonjusha, por edhe meshkuj, që bartin në qafë e fyt zinxhirë me shenja të fatit, apo diçka që u sjell fat.

Ndaj fatit nuk ka njerëz të rezistueshëm! Fatin e kërkojnë të gjithë, prandaj edhe e kërkojnë në lotari e në bastore të marrin diçka që u sjell fati!

Fati është i fshehtë dhe duhet kërkuar, edhe në luftë, e edhe në paqe, edhe në aksidente ka fat! Fati është pjesë e njeriut qëkur ekziston ai, prandaj nuk thonë kot: Paç fat!

Edhe mbyllja e lojërave të fatit, për dikë është fat dhe bingo!

MUND TË JU PËLQEJNË