Vala

Në kohën kur ajo filloi të merret me aktrim, shqiptarët në Kosovë akoma nuk kishin teatër profesionist. Grupet teatrore jepnin shfaqje edhe në salla kooperativash, fusha e sheshe, shkruan “Kosovarja”.

Melihate Ajeti, apo siç e thërrasin më vonë me emrin përkëdhelës Meli, u zhvillua me teatrin e parë profesionist të Kosovës, asokohe të quajtur Teatri Krahinor. Ajo ishte pjesë e shpirtit artistik dhe e viteve të famshme të këtij teatri.

Melihate Ajeti nuk ishte vetëm aktore, por edhe prijëse në hapjen e botës së femrës shqiptare. Së bashku me Katarina Josipin, Meli krijoi teatrin e femrës shqiptare në Kosovë. Nga prapa perdeve shekullore, femrën e nxori para perdeve, atyre teatrale. Sepse, në atë kohë teatri ishte vetëm për meshkuj.

Pra, ishte një kohë kur meshkujt visheshin si femër për të luajtur rolin e femrës. Kohë kur shfaqja në mungesë të skenës zhvillohej edhe mbi qerren e kuajve, shkruan “Kosovarja”.
E, sot shumëkush aktron: Nga teatri e deri në parlament!

Ndonëse jetoi e vdiq në Prishtinë, pak njerëz e dinë se rolin e parë ajo e luajti në teatrin e dikurshëm amator të Pejës.

Melihate Ajeti bëri tri jetë: një personale, një në teatër e një në film. Aktroi në 15 filma e seriale televizive dhe realizoi mbi 108 role të ndryshme skenike.

Nuk janë pak, a?

Prandaj, Melihate Ajeti edhe la gjurmë të mëdha në skenën dhe historinë e artit të shqiptar.
Dhe, në fund, me të drejtë shtrohet pyetja: Pse harrohet Melihate Ajeti? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË