E doni shumë njeri-tjetrin dhe mezi e keni pritur këtë moment…të martoheni! Pas muajit të mjaltit, ku çdo gjë ka shkuar për mrekulli, le të rikthehemi në realiteti.

Ekziston një shprehje për vitin e parë të martesës “Falenderoj Zotin që viti i parë i martesës nuk zgjat përgjithmonë”. Çiftet e sapomartuara me siguri e kuptojnë më së miri këtë shpehje. Mirëpo, pse është viti i parë i martesës i vështirë?

Sipas terapistes së marrëdhënieve, Aimee Hartstein, viti i parë është më i vështiri edhe nëse keni jetuar me partnerin. Në fakt, nuk ka rëndësi nëse keni qenë bashkë për vite të tëra, fillimi i jetës së martuar është i ndërlikuar. Viti që çon në martesë është zakonisht i mbushur me stres dhe emocione jo pozitive.

Edhe nëse keni pasur një dasmë madhështore, periudha pas ceremonisë së martesës dhe muajit të mjaltit është disi depresive. Ju keni punuar për një qëllim për një kohë të gjatë dhe ai moment ka mbaruar në një natë. Kthimi në jetën e zakonshme pa adrenalinë mund të jetë disi i mërzitshëm.

Një arsye tjetër pse viti i parë i një martesës është ndryshe, sepse thjesht të qenit çift është diçka më e thjeshtë, ndërsa martesa është një hap i rëndësishëm. Madje është më ndryshe edhe se bashkëjetesa. Hartstein shpjegon “Edhe pse mund të duken sikur janë e njëjta gjë, bashkëjetesa është relativisht më e lehtë. Në martesë ju keni nënshkruar një kontatë të detyrueshme”.

Një tjetër arsye pse viti i parë i martesës është i vështirë, ka të bëjë me financat. Ju tashmë keni një llogari të përbashkët dhe menaxhimi i tyre mund të çojë në konflikte. Jo çdo martesë ka probleme në vitin e parë të saj, mirëpo shumica prej jush me siguri i kuptojnë këto probleme të sapomartuarve.

MUND TË JU PËLQEJNË