Vala

Latinët kishin disa lloj puthjes dhe secila me nga një emër të veçantë, si psh: vëllazërore apo miqësore. Kjo quhej ‘osculum’ dhe ishte puthja në fytyrë. Puthja në buzë në shenjë dashamirësie quhej ‘basium’, ndërsa puthja e dashurisë apo ajo erotike quhej ‘savium’ ose ‘suavium.

Me cilëndo emër ta thërrasim, puthja është një nga eksperiencat më të zakonshme dhe më domethënëse për qeniet njerëzore: nga dashuria që nëna i fal fëmijës që në lindje, tek delikatesa e eksperiencave të para të dashurisë (e kush nuk e kujton puthjen e parë?!), deri tek puthja si pararojë e aktitintim.

Prej kohësh shkencëtarët mbështesin tezën se të puthesh shpesh dhe me dëshirë mund të japë efekte pozitive për shëndetin.

Ja nga disa efekte pozitive që kanë rreshtuar studiuesit, që janë meritë e puthjes.

1.Rregullon sistemin hormonal – Puthja normalizon disa funksione në sistemin endokrinar dhe në prodhimin e disa hormoneve. Veçanërisht stimulon hipotalamusin, hipofizën, etj, duke favorizuar prodhimin e dopaminës, endorfinës dhe serotoninës.

Kontakti i afërt prodhon një sërë ndjenjash të pëlqyeshme dhe një ‘ujëvarë hormonale’ që nxjerr në pah relaks dhe ndjenjë mirëqënieje.

2. Forcon sistemin imunitar – Puthja është shkak për shkëmbimin e liquideve mes dy personave :baktere, virus dhe kërpudha që jetojnë normalisht në pështymën tonë, aktivizojnë mbrojtjen imunitare, duke e forcuar kështu.

3.Pushon dhimbjen e kokës – Gjithçka është për meritë të dopaminës dhe endorfinës, prodhuar nga puthja. Këto substanca janë anti dhimbje natyrale, që ulin ndjeshmërinë ndaj dhimbjes, duke e bërë më të durueshme.

4.Lufton stresin – Puthja ul nivelin e kortisonit, hormonit të stresit, ndërkohë që kontakti i buzëve, stimulon prodhimin e osicotinës, hormoni i dashurisë, që favorizon ndjenjat e mira.

5.Ul kolesterolin – Siç u tregua edhe më lart, kortizoni është hormoni tipik që duke rritur stresin, rrit edhe kolesterolin. Ulja e kësaj substance, bën që mëlçia të punojë më pak, ndaj nuk prodhohet më shumë kolesterol.

6.Ul rrezikun e kariesit – Puthja ka efekte pozitive edhe për higjenën orale. Ajo aktivizon gjendrat e pështymës. Kjo e fundit, falë proteinave dhe kripërave minerale që përmban, ndihmon në eleminimin e acideve përgjegjës për erozionin dentar.

MUND TË JU PËLQEJNË