Vala

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane për Kosovën, Rada Trajkovic, ka ngre kallëzim penal ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic dhe drejtorit të ashtuquajturës Zyrë në Qeverinë e Serbisë për Kosovën, Marko Djuric.

Siç raporton FoNet, në kallëzimin penal thuhet se Vucici dhe Djurici kanë kryer vepër penale të rrezikimit të sigurisë, kurse Djurici edhe veprën penale “shkelje e fshehtësisë së procedurës”.

Vucici thuhet aty, ka deklaruar se “historia e bashkimit të veriut dhe jugut të Mitrovicës është edhe një përpjekje e shqiptarëve për të hyrë në veri të ‘krahinës’ dhe të sundojnë me veriun e Kosovës, për çfarë po i ndihmon edhe Rada Trajkovic me dëshminë e saj për vrasjen e Oliver Ivanovicit.

Kujtojmë se Trajkovic, disa herë kishte thënë se ishte pikërisht Vuçiqi ai i cili po pengon hetimin për vrasjen e Ivanovicit, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, në kallëzimin penal gjithashtu thuhet se Djurici “më 22 prill, mes tjerash, theksoi se ‘Rada Trajkovic është vetëm njëra nga pjesëmarrësit e një fushatë të organizuar për rrënimin e reputacionit të shtetit (Serbisë) dhe institucioneve tjera”.

Në kallëzimin penal gjithashtu thuhet se Vucici e Djurici pa u bazuar askund dhe rrejshëm akuzojnë Trajkovicin se është tradhtare e popullit serb, bashkëpunëtore e armiqve të shtetit dhe popullit dhe se punon për shërbimet e huaja të inteligjencës.

MUND TË JU PËLQEJNË