Vala

Receta është shumë e thjeshtë

Përbërësit përzihen për 5 minuta, ndërsa pjekja bëhet në 220 gradë celsius dhe zgjat 15 minuta.

Përbërësit:

– ½ filxhani qumësht orizi;

– ½ filxhani miell orizi të bardhë;

– ½ filxhani miell orizi integral;

– 1 lugë sheqer;

– 2 lugë vaj;

– 2 lugë të vogla pluhur për ëmbëlsira;

– ½ luge të vogël kripë;

– pemë sipas dëshirës (1 banane apo 2 molla të grira në rende) ose ½ filxhani pure pemësh apo xhem kumbullash, kajsie.

Udhëzim:

Bashkë me pemët me shije neutrale, siç janë mollët dhe bananet, mund të qitni kakao dhe kube çokollate të zezë dhe kështu mund të formoni ‘muffin’-at.

Pas pjekjes, vendosni të ftohen në një bazë rrjete dhe ëmbëlsira është e gatshme për 30 minuta.

Kënaquni!

MUND TË JU PËLQEJNË