Vala

Ju nevojiten vetëm 15 minuta për të përgatitur gurabijet më të shijshme të përgatitur nga duart tuaja.

Receta më poshtë do ua lehtësojë punën.

Përbërësit e nevojshëm:

200 gr miell i tipit 400

60 gr niseshte

pak kripë

230 gr gjalpë

pak sheqer pluhur

Mënyra e përgatitjes:

Në një enë kombinoni të gjithë përbërësit përveç sheqerit pluhur. Përzini mirë me dorë. Më pas e mbështillni me një letër kuzhine dhe e vendosni në frigorifer për 1-2 orë.

Merrni një tavë dhe e lyeni me gjalpë. Sipër vendosni gurabijet, me një distancë nga njëra-tjetra. Vendosini në furrë për 10-15 minuta.

Në fund i shërbeni në një pjatë dhe sipër i shtoni sheqer pluhur.

MUND TË JU PËLQEJNË