Vala

Në qendër të Berlinit, ndodhet një restorant, i cili nuk u shërben politikanëve.

Kjo pasi nuk duan të veçojnë ata për postet që kanë, dhe të mos ulin të tjerët.

“Këtu racistët nuk hanë.” Është ky mesazhi i një restoranti të njohur italian në qendër të Berlinit, drejtuar udhëheqjes së partisë së krahut të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), që kërkoi të rezervonte një tryezë.

“Nuk na pëlqen t’u shërbejmë politikanëve, të cilët diskriminojnë njerëzit në bazë të origjinës së tyre, fesë dhe pozitave politike”, thuhet në mesazhin me të cilin restoranti iu përgjigj kërkesës për rezervim, e cila u hodh në Twitter nga zëdhënësi i AfD-së në Bundestag, Christian Luther.

Sipas shtypit, udhëheqësve të partisë populiste të krahut të djathtë Alexander Gauland, Alice Weidel, Joerg Meuthen, Bernd Baumann dhe zëdhënësit të grupit iu mohua një vend në “Bocca di Bacco”, një nga restorantet më të njohura italiane në kryeqytetin gjerman.

MUND TË JU PËLQEJNË