Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë këngëtaret me prejardhje shqiptare e të cilat po ‘korrin’ sukses në skenat ndërkombëtare duke numëruar kështu pasuri me miliona.

Ora filloi paraqitjet e saja në vitin 2007 në ‘Craig David’s song Award’ dhe lansoi këngën e saj të parë ‘Where’s your love’ të cilat nuk i ofruan asaj të holla.

Pas shumë pune të palodhshme në vitin 2012 ajo debutoi me këngën ‘R.I.P’ e që zuri vendin e parë në top listat e Britanisë së Madhe.

Ndërsa tani ajo pasuria e saj varion rreth 20 milion dollar, përmes koncerteve të saj dhe duke qenë figura e kompanisë Adidas dhe Tezenis.

E dyta në listë është Bebe Rexha, e cila fillimisht ishte pjesë e një kori në shkollën e saj.

Pas nënshkrimit të saj me kompaninë ‘Warner Bros’ ajo lansoi këngën e parë ‘Can’t stop drinking about you’ e cila u rendit e 22 me rend në listat e Billboard në vitin 2014.

Pas realizimit të bashkëpunimeve të shumta si me Nicki Minaj dhe Martin Garrix, ajo ka përfituar në saje të klikimeve duke numëruar kështu 11 milion dollar.

Po ashtu njëra nga këngët e saj ‘I got you’ që nga lansimi i saj numëron 200 milion klikime ne Youtube.

Dua Lipa filloi karrierën e saj në moshën 15 vjeçare ndërsa arritjen në skenën ndërkombëtare ajo e arriti falë këngës së saj ‘Be the one’.

Bashkëpunime të tjera si me, Matrix Garix, Seal Paul dhe shumë të tjerë e favorizuan atë në posedimin e rreth 3 milionë dollar në pasurinë e saj. Nga kjo përmbledhje pasuri më të madhe posedon Rita Ora, më pas Bebe Rexha dhe në fund Dua Lipa.

MUND TË JU PËLQEJNË