fbpx

Rreth Kosovares

“Kosovarja” – më jetëgjata dhe më e lexuara

Numri i parë i Revistës “Kosovarja” doli në vitin 1971. Nga ajo kohë, përkundër shumë vështirësive, nuk pushoi së botuari asnjëherë.

Në vitin 1992, “Kosovaren”, si dhe revistat e tjera, regjimi serb i larguan nga Pallati i Shtypit. Një kohë punëtorët mbetën pa seli.

Më 1994, me kërkesën e disa individëve në Zvicër, filloi botimi i “Kosovares”, së pari, në Diasporë, pastaj edhe në Kosovë, edhe pse nuk mungonin kërcënimet e pushtetit serb.

Nga ajo kohë, “Kosovarja”, nga revistë mujore u bë e përdyjavshme dhe filloi të bëhej shumë e kërkuar dhe e lexuar.

Është trimërues fakti se “Kosovarja” u botua edhe në kohë lufte. Përgatitja e saj në këtë kohë bëhej në Shkup, ndërkaq botohej në Zvicër.

Me përfundimin e luftës, stafi i “Kosovares” u kthye në Prishtinë dhe vazhdoi botimin e revistës po me të njëjtin përkushtim, për çka e falënderojmë lexuesin, i cili gjithmonë ishte donatori më besnik i saj.

“Kosovarja”, nga viti 2008 është edhe me Portal online, i cili, si në versionin e shtypur, shumë shpejt është bërë më i kërkuari dhe më i lexuari nga shqiptarët kudo, duke sjellë informacione, shkrime të ndryshme nga përditshmëria, reportazhe, intervista e deri te shkrimet e trendeve të të gjitha fushave të jetës: shou-bizi, arti, moda, shëndeti, evidentimi i së bukurës.

Rëndësi të madhe u kushtohen edhe shkrimeve të cilat kanë për qëllim të ndihmojnë emancipimin e përgjithshëm të gruas dhe familjes në tërësi, si në aspektin kulturor, social, politik e ekonomik.

Add New Playlist