Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zllakuqan të Klinës, raporton Indeksonline.

Një person është lënduar pasi vetura e tij ka përfunduar e rrokullisur në mes të rrugës.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë dërguar foto në redaksinë e Indeksonline dhe sipas tyre ngasësi i veturës “Golf 2” ka marr lëndime në dorë.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË