Vala

Viteve të fundit është shndërruar ndër aktoret më të kërkuara në vend.

Adriana Matoshi, po vazhdon të njihet si aktore e shumë roleve të dëshmuara në skenë, por ai që e drejtoi më së shumti në majet e suksesit është roli i “Sasës”, në “O sa mirë”.

Me pak fjalë, ky rol e aktualizoi së tëpërmi atë, duke e bërë personazh të pazëvendësueshëm dhe shumë familjar për çdo shtëpi.

Shumë diskutime për të, fjalë e pikëpytje të pazgjidhuara tek publiku rreth saj dhe jetës private.

Kur jemi këtu, Adriana mund të ketë kaluar në shumë intervista e pyetje, por që kësaj here për rubrikën “Nëse…”, ajo jep përgjigje dhe deklarata shumë interesante.

Përgjigjet e plota ndiqeni në vazhdim.

Nëse…do të jepej mundësia të zgjidhje në cilin vend të lindje, ku do të doje?
Do të më pëlqente të kisha lindur në Romë, po kam lind në Kosovë dhe nuk është keq.

Nëse…do t’ia vendosje vetë emrin vetës, si do të quheshe?
Dritë! Më pëlqen ky emër, edhe me bo dritë.

Nëse… do të jepej shansa ti bëje gjërat nga fillimi, si do t’ia nisje?
Nga fillimi.

Nëse…nuk do të ishe aktore, do të ishe?
Detektive. Hë, çka po mendoni ju?

Nëse…të duhet të zgjedhësh mes një lidhje dhe profesionit?
Dyjat.

Nëse…do ta kishe shkopin magjik çka do të bëje?
Do ti kisha zhduk armët në krejt botën.

Nëse… ti do të ishe realisht Sasa, çka do të mendoje për vetën?
Qe jam më e mira, sigurisht.

Nëse…të duhet të zgjedhësh mes teatrit dhe filmit?
Do ta zgjidhja filmin.

Nëse…fiton Oscar?
Jeta vazhdon.

Nëse…do të jepej rasti të luaje me një nga yjet e Hollivudit, me kë do të doje?
Me Meryl Streep.

Nëse…botës i kanë mbetur 24 orë, çka do të bëje?
Do të shikoja.

Nëse…duhet te zgjedhësh mes Xhbanes dhe Xhesikës?
I zgjedh të dyjat. Nuk mund ti ndaj.

Nëse…nuk do të ishe pjesë e “O sa mirë”, si do ta komentoje këtë serial?
Do të thoja se duhet një Sasa.

Nëse…një fans ta kërkon një puthje?
Po, dorën.

Nëse…një mashkull thotë se vdes për ty, si do të përgjigjeshe?
Ha ha ha

Nëse…do ti kishe 1 milion?
Do ti shprendaja tek familja, shoqëria, e të tjerat në bamirësi.

/M.Jakupi/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË