Një çift i papunë nga Chifeng në rajonin autonom kinez Inner Mongolia ka hartuar një plan të dëshpëruar për të fituar para për të shlyer një borxh të madh nga një platformë në internet.

Binjakët e çiftit u shitën për 120 mijë juanë në dy familje në provincën Hebei fqinje, 800 kilometra larg nga prindërit e tyre.

Familja që bleu djalin pa sukses u përpoq të kishte fëmijë për 8 vjet. Gruaja që bleu vajzën, tha se e bëri atë pasi ishte e vetmuar që kur djali i saj u largua nga shtëpia.

Policia në dhjetor të vitit të kaluar mori një lajmërim për tregti me fëmijë dhe nisi hetimet, pas së cilave arrestuan shitësit e fëmijëve. Ata pranuan se kishin shitur binjakët në nëntor të vitit 2017.

“Kishim shumë borxhe. Nuk kishim të hyra. Shikuar nga ana etike kam bërë gjë të tmerrshme. Kam lënduar veten dhe të tjerët. Kam mashtruar fëmijët e mi”, deklaroi babai emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Ai ka mbetur në burg për shkak të tregtisë me fëmijë, derisa tre të tjerë janë liruar. Fëmijët në fund janë kthyer nën kujdestarinë e nënës së tyre biologjike.

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË