Vala

Një testim i ri i gjakut mund të ndihmojë policinë të identifikojë ngasësit e makinave që janë tejet të lodhur për të qenë rrugëve.

Gjithashtu mund të ndihmojë punëdhënësit të vlerësojnë stafin e tyre për detyra fizike, kjo sipas hulumtuesve që janë duke e zhvilluar këtë teknikë.

Shkencëtarët nga Qendra për Studime të Gjumit dhe Universiteti “Surrey”, janë duke studiuar 36 persona të rritur për të kuptuar se si mund të detektohet mungesa e gjumit në gjakun e tyre.

Një program kompjuterik ka identifikuar 68 gjene që mund të tregojnë në qoftë se mostra ishte nga një person që i mungonte gjumi, apo nga dikush që kishte pushuar mjaftueshëm, me një saktësi prej 92%.

Shkencëtarët po shpresojnë se mund të zhvillojnë një testim që mund të detektojë saktësisht sa ka fjetur një person.

 

MUND TË JU PËLQEJNË