Vala

Kaq vite i janë dashtë Shkurte Fejzës që të mbledh forcën dhe të bëjë këngë për nënën Shkurte Fejza është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të muzikës popullore.

Ajo ka shumë vite në skenë, ndërsa numëron këngë dhe videoklipe të shumta, bashkëpunime të suksesshme me kolegë si dhe shumë albume personale.

Së fundmi, Shkurte Fejza ka lansuar një projekt të ri muzikor, ku i këndon nënës siç edhe mban titullin kënga, shkruan rtv21.tv

E ftuar në emisionin “1 Kafe prej shpisë”, Shkurte Fejza ka folur më shumë rreth këtij projekt që është pritur mjaft mirë nga publiku.

“Kam mendu shpesh ta bëjë një këngë për nënën, por nuk isha e gatshme sepse ajo që dhemb nuk je e gatshme gjithmonë me e thënë pastaj. Mu dashtë gati 25 vite pas vdekjes së nënës time, me mbledh forcën dhe emocionin dhe me e bo një këngë”, ka thënë këngëtarja.

Ajo tha se kënga po pëlqehet dhe se ka arritur një shifër të mirë të shikimeve në Youtube. “Unë i kam shikimet shumë reale, nuk bëjë tregti”.

E pyetur se çfarë kujton prej nënës, Shkurte Fejza tha “Nëna është një botë në vete, nuk ka si nëna. Jeta është e tillë, në këtë jetë nuk jemi të përjetshëm secili siç thotë populli jemi me afat dhe secili e ka afatin e vet. Lum ai që i ka prindërit afër dhe le t’i dijë me i vlerësua pasi është dhuratë e madhe dhe diçka shumë që të plotëson kur i ke prindërit afër, mirëpo momentin kur ikin atëherë ua dim vlerën. Gjithmonë kujtoj gjëra të mira dhe më duket që ka qenë nëna më e mirë në botë, prandaj e kam pas vështirë me marrë forcën me këndu”, ka thënë Shkurte Fejza.

MUND TË JU PËLQEJNË