Vala

Lëkura e thatë dhe e plasaritur gjatë muajve të ftohtë është mjaft e zakonshme, por a e dini për këto detaje të tjera që i ndodhin trupit tuaj vetëm kur vjen dimri?! Hidhini një sy:
Keni dhëmbë të ndjeshëm: Ndjeshmëria e gojës mund të shkaktohet nga ajri i ftohtë i dimrit, sidomos nëse keni probleme ekzistuese siç janë frakturat e holla në dhëmbët tuaj

Pacientët që kanë diabet duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur përballen me kushte ekstreme të motit. Ngrohja ekstreme me mot të ftohtë inkurajon trupin tuaj për të liruar hormonet e stresit kjo mund të kontribuojë në rezistencën ndaj insulinës, transmeton living.al.

Diabetikët, në veçanti, duhet të përshtaten me kushtet e motit të ftohtë dhe të ngrohtë ngadalë dhe të shmangin ekspozimin e zgjatur ndaj kushteve ekstreme dhe të kontrollojnë sheqernat më shpesh për të siguruar diabeti të mbahet në control.

Probleme me sytë: Kujdes me sytë gjatë të ftohtit. Ekspozimi i tepërt në temperature të ftohta ndikon në shikimin tuaj.

Probleme me zemrën: Kjo ndodh zakonisht tek të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Rreziku është në rritje sepse trupi përpiqet të ruajë nxehtësinë dhe rrit presionin në zemër. Kjo e fundit duhet të punojë fort që të furnizojë gjakun tek gishtat e duarve dhe këmbëve.

Luhatje humori: Moti i ftohtë ka ndikim të fortë në gjendjen tuaj shpirtërore. Rënia e temperaturave nënkupton më pak ditë dhe dritë.

Rrjedhimisht, trupi merr më pak vitaminë D: Mungesa e dritës dhe vitaminës shkakton depresion dhe çrregullime humori.

MUND TË JU PËLQEJNË