Në rugën “Selman Lajqi”, Pejë është gjetur një viktimë mashkull pa shenja jete, gjatë mëngjesit të hershëm.

Raportohet se fillimisht në rrethana të pa njohura është gjetur skaj rrugës pa shenja jete trupi i viktimës mashkull K/Shqiptar.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ka thënë Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.

Rastit ju kanë përgjigjur njësit relevante policore si dhe prokurori i shtetit me vendimin e të cilit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML.

Rreth orës 13:30, në Stacionin Policor Pejë, është paraqitur i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili ka deklaruar se derisa ishte duke drejtuar automjetin me targa vendore, ka goditur viktimën e lartshënuar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË