Vala

Strudeli mund të përgatitet në disa mënyra.

Por, me siguri që receta e mëposhtm është ajo më e shijshmja.

PËRBËRËSIT PËR BRUMIN FROLA: • 125 g gjalpë i butë si krem • 125 g sheqer pluhur • 1 bustinë vanilje • 1/2 limon organic – vetëm lëkura e grirë në rende • 1 lugë qumësht • 1 kokërr vezë • 250 g miell • 4 g sodë për ëmbëlsira • 1 majë thike kripë.

PËRBËRËSIT PËR MBUSHJEN: • 2-3 mollë • 30 g sheqer • 30 g galetë (bukë e thekur, e grirë dhe e skuqur me pak gjalpë në tigan) • 10 g fara pishe • 1 bustinë vanilje • 1/2 lugë e vogël kanellë • 1 limon organik – lëkura e grirë në rende • 1 kokërr vezë për ta lyer sipër.

PËRGATITJA: Përgatitim brumin frola në një tas, duke përzier me shpejtësi me lugë druri gjalpin me sheqerin, lëkurën e limonit dhe vaniljen. Shtojmë vezët, qumështin, miellin, kripën dhe sodën me sitë. E përziejmë me dorë derisa të përftojmë një brumë homogjen. E mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 minuta. Qërojmë mollët, i presim në feta të holla dhe i hedhim në një tas, ku i përziejmë me sheqerin, galetën, farat e pishës, vaniljen, kanellën dhe lëkurën e limonit.

Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Mbi letrën e furrës hapim brumin (lëmë një copë të vogël brumë mënjanë) me petës dhe pak miell dhe ashtu, bashkë me letër, e transferojmë në tavën e madhe të furrës. Shpërndajmë mbushjen në mes dhe palosim sipër pjesët anësore të petës. E lyejmë sipër me penel me vezën e rrahur më parë me pirun. Me brumin që lame mënjanë, bëjmë forma të ndryshme dhe e zbukurojmë sipër. E vëmë të piqet për rreth 30 minuta. Kur të ftohet, e spërkasim me sheqer pluhur dhe më pas e shërbejmë me pana jo shumë të rrahur.

MUND TË JU PËLQEJNË