Vala

Studentët e Universiteteve Publike sot do të mbajnë një protestë që do të nis nga Biblioteka Kombëtare.

Nëpërmjet një komunikate për media, studentët kanë bërë të ditur se kjo protestë e tyre është kundër “punësimeve partiake në sistemin arsimor”.

“Të nderuara media, Ju njoftojmë se me datë 16.01.2019, Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një protestë simbolike para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), protesta do të fillon nga Biblioteka Kombëtare në ora 13:00”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Ky grup studentësh para dy ditësh kishin mbajtur edhe një konferencë, për të paralajmëruar protesta në lidhje me kërkesat e tyre.

Ata po kundërshtojnë edhe emërimet politke nëpër këshilla drejtuese të universiteteve publike.

 

MUND TË JU PËLQEJNË