Vala

Përbërësit

50 gr gjalpë

1 presh (purrinj)

1 qepë

1 l ujë

3 patate

2 karrota

shparg

70 gr oriz

4 lugëza kripë

50 gr spinaq të njomë

1 filxhan ajkë të thartë/shtalpë

Udhëzimet

Hapi 1 

Gjalpën shkrijeni në një tenxhere të madhe në zjarr mesatar. Shtoni preshin dhe qepën e grirë dhe kaurdisini derisa të zbuten.

Hapi 2
Shtoni ujin, patatet, karrotat, shpargujt e orizin.

Hapi 3 

Shtoni edhe mëlmesat.

Hapi 4
Uleni temperaturën dhe vazhdojeni zierjen edhe për 30 minuta të tjera, derisa të zbuten orizi e perimet.

Hapi 5 

Në fund shtoni edhe spinaqin dhe vazhdojeni zierjen edhe për 5 minuta të tjera.

Hapi 6

Pas zierjes lëreni të pushojë pak e më pas shërbejeni supën e ngrohtë.

Hapi 7

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË