Vala

Teuta Krasniqi është personazhi i radhës i ftuar në emisionin “NIN” drejtuar nga Alaudin Hamiti.

Në mesin e shumë të pathënave, ajo foli edhe për dashurinë, më saktë për historinë me Bleron.

Aktorja ka folur për fundin e kësaj historie, momentin kur ajo vendosi që të mbyllej gjithçka mes tyre.

“Mbërrin njeri pas shumë ngjarjeve në jetë me e kuptu, çka unë du apo çka unë s’du më. Dhe unë pata mbërri në atë fazë çka unë s’du, çka unë nuk mund të toleroj më, aty ku janë kufijtë e mi”, u shpreh aktorja, shkruan GazetaBlic.

Ndryshe, si Teuta, poashtu edhe Blero tashmë kanë krijuar familjet e tyre. Teuta madje ka dhe një vajzë me të dashurin e saj Adonisin, të quajtur Kaia.

Ndërsa Blero në anën tjetër ka vite që është në lidhje me modelen Afrona Dika.

MUND TË JU PËLQEJNË