Vala

Përbërësit

Për bazën:

100 gr biskota të bluara

60 gr gjalpë të shkrirë

1 lugë gjelle sheqer

½ lugë e vogël kanellë

Për kremin:

500 gr jogurt

150 gr sheqer pluhur

15 gr sheqer vanilje

1 lëvore limoni

15 gr xhelatinë

300 gr pana ëmbëlsirash

për dekor cokollatë e thjeshtë

Udhëzimet

Hapi 1 E kam përfunduar këtë hap

Biskotave shtojuni sheqerin, kanellën dhe gjalpën e shkrirë. Përziejini mirë tëgjitha me lugë.

Hapi 2 E kam përfunduar këtë hap

Masën e fituar shtrojeni në kallëp torteje me diametër 20 cm dhe vendoseni në frigorifer për t’u forcuar.

Hapi 3 E kam përfunduar këtë hap

Xhelatinën vendoseni në ujë të ftohtë dhe lëreni të aktivizohet.

Hapi 4 E kam përfunduar këtë hap

Në enën ku keni jogurtin shtoni sheqerin pluhur, sheqer vaniljen dhe lëvoren e limonit të grirë në rende.

Hapi 5 E kam përfunduar këtë hap

Xhelatinën e aktivizuar ngroheni në zjarr mesatar e më pas hidheni tek masa me jogurt.

Hapi 6 E kam përfunduar këtë hap

Shtoni edhe panan e rrahur me mikser, përziejini mirë dhe këtë masë hidheni mbi bazën tashmë të forcuar të ëmbëlsirës.

Hapi 7 E kam përfunduar këtë hap

Vendoseni sërish në frigorifer.

Hapi 8 E kam përfunduar këtë hap

Para servimit, zbukurojeni me copëza çokollate.

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË