Vala

Perbersit:

3 vezë
gjysmë gote sheqer
1 gotë kokos
1 gotë arra
1 gotë miell misri
1 Pluhur pjekje

PËR SHERBET

2 gota sheqer
2,5 gota ujë
gjysmë limon

PËR KREM:

1 litër qumësht
2 lugë nisheste
2 lugë miell
1 shllag krem
3 lugë sheqer

Pergatitja:

Të gjithë përbërësit e kremit i derdhni në tenxhere dhe tenxherën e vëni në zjarr mesatar.

E përzieni glazurën derisa të trashët, filloni ta përgatisni kremin.

Vezët dhe sheqerin i rrahni në një enë, pastaj ia shtoni të gjithë përbërësit e tjerë të tortës.

Glazurën e përgatitur e derdhni tek ena e pjekjës dhe e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 170 gradë celsius për 30 minuta.

Pasi të pjekët tortja dhe ti kaloj ngrohtësia e parë ia derdhni sherbetin.

E lëni tortën të qëndroj rreth 5 minuta pastaj ia derdhni kremin e përgatitur në të sipërfaqën.

Tortën e vëni në frigorifer për ftohje rreth 2-3 orë, pastaj e preni në copa dhe e shërbeni.

Ju bëftë mirë!

MUND TË JU PËLQEJNË