Vala

Rreth orës 16:45 disa persona dyshohet se kanë tentuar të kryejnë vjedhje në Katedralen “Nën Tereza” në Prishtinë.

KosovaPress ka raportuar se tre persona janë shoqëruar në Polici, ndërkohë kjo e fundit tashmë bënë të ditur se të tre meshkuj/romë janë shoqëruar në ambientet policore dhe procedurat lidhur me rastin janë në proces.

Pas realizimit të procedurave të nevojshme nga kompetentet do ndërmerren edhe vendimet lidhur me rastin dhe do të njoftoheni me kohë.

Policia deklaron se personat tentuan të kryejnë vjedhje në Katedrale por që u ndaluan nga personat përgjegjës.

MUND TË JU PËLQEJNË