Vala

Gresa Behluli u bë së pari e njohur si vajza e këngëtares shumë të dashur të muzikës popullore, Shkurte Fejza.

Por, me realizimin e projekteve të saj muzikore, ajo arriti shumë sukses duke u bërë kështu e dashur për publikun, e tashmë njihet si Gresa, jo më si vajza e Shkurtës, shkruan ORAinfo.

Me shumë angazhime, si koncerte e mbrëmje të shumta, pos atmosferës që ajo bën, gjëja që bie në sy gjithmonë është eleganca në paraqitjet e saj.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet.

Sot nëna e saj, Shkurta e ka publikuar atë duke përgatitur pite.

MUND TË JU PËLQEJNË