Vala

Ademi nga Kavaja u dashurua me një vajzë nga Lushnja, por prindërit e kundërshtuan dashurinë e tyre për shkak se nëna e vajzës që dashuroi kishte probleme mendore.

Pavarësisht mos pëlqimit të prindërve, Ademi fejohet dhe martohet me bashkëshorten e tij dhe u larguan në Greqi.

Disa vite më vonë, bashkëshoritja lind dy vajza binjake.

Njëra prej binjakeve ndërroi jetë papritur dy muaj pas lindjes, gjë e cila u përkeqësoi marrëdhëniet mes bashkëshortes së tij dhe prindërve.

Kjo e bëri që të largohej në shtëpi me qira.

“Unë doja që t’i qendroja pranë Besjanës sepse po vuante, por jo që të bëja të vuanin edhe prindërit e mi”, tha ai.

Tani Ademi ka dalë në emision për t’i kërkuar falje prindërve duke i kërkuar që të bashkohen sërish.

Ademi gjithashtu rrëfeu se më vonë zbuloi se bashkëshortja e tradhtonte dhe kishte një lidhje tjetër ndërkohë që nuk ishte marrë vendimi i divorcit.

“Nëna ime i kishte instaluar nuses një program që i regjistronte telefonatat dhe pasi i mora celularin në dorë dëgjova telefonatat e saja me një person tjetër. Zbulova atë që nuk duhej të zbuloja”, tha Ademi.

“Pash edhe foto të saja me atë djalin tjetër”.

“Unë për të lehtësuar gjithçka shkova për pushime një javë në Sarandë për të qetësuar gjërat. Ndejtëm bashkë me vajzën atje dhe u kënaqëm”

“Ai djali që ajo ishte lidhur ishte nga një familje e mirë, por nuk donte që të lidhej me Besjanën”.

Ai tani u kërkon prindërve që të mos e pengojnë që të bashkohet me Besjanën. /albeu.com/

MUND TË JU PËLQEJNË