Vala

Zbulohet arma efikase kundër andropauzës.

Dhe sekreti qëndron tek fasulja, që ndoshta shumë shpejt mund ta quajmë me të drejtë fasulja magjike.

Kështu, pas një studimi që ka zgjatur 8 vjet dhe rezultateve mjaft pozitive, sot është depozituar kërkesa për patentën e principit të produktit final që është natyral.

Do të kurojë simtomat e andropauzës, përfshirë edhe prodhimin e reduktuar të testosteronit, osteoporozës dhe sindromës metabolike.

Kërkuesit kanë zbuluar se në natyrë, tek fasulja gjendet një përbërës i ngjashëm me një proteinë që prodhon trupi dhe që ka influencë pozitive në organizëm dhe në aktivizimin e receptorëve.

Studiuesit e Universitetit të Padovës shprehen entuziastë për këtë arritje që mund të ndikojë shumë pozitivisht në jetën e mashkullit.

Në fakt, pas moshës 40 vjeç mashkulli pëson ulje të nivelit të testosteronit që mund të shoqërohet edhe me probleme të tjera në sferën seksuale, në peshë, reduktim të masës muskulore etj.

Megjithatë do të duhet ende pak kohë që kjo pilulë të dalë në treg.

MUND TË JU PËLQEJNË